TOKA

Toka (lat. Terra) ėshtė planeti i tretė i sistemit diellor. Toka ėshtė rreth 4,55 Miliard vjet e vjetėr, dhe i vetmi planet nė sistemin tonė diellor ku ėshtė zhvilluar jeta. Toka ka njė satelit i cili quhet Hėnė. Supozohet qė toka u formua si rezultat i shpėrthimit tė njė ylli tė madh. Ēdo vit toka goditet nga mijėra meteor me madhėsi relativisht tė vogėl te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen. Toka e ka pėrafėrsisht formėn e topit apo sferės. Si pasojė e rrotullimit tė tokės rreth boshtit tė vet Toka eshtė deformuar ashtu qė nė dy polet e saj ėshtė e shtypur dhe ka marrė formėn e njė elipsoidi i tillė qė rrafshi qė e pret Tokėn sipas paraleleve pret njė rreth ndėrsa rrafshi qė e pret sipas meridianeve pret njė elipsė. Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit tė vet qė sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revulocion si pasojė kemi ndėrrimin e stinėve tė vitit.

Edhe pse ende nuk ka njohuri tė plota pėr ndėrtimin e brndshėm tė Tokės ėshtė pranuar ndarja e ndėrtimit tė brendshėm tė saj nė tri mbėshtjellje-gjeosfera: korja e Tokės ose litosfera, mbėshtjellsi i bėrthamės ( ose mantia-manteli) dhe bėrthama e Tokės. Relievi ėshtė tėrėsia e pamjes sė formave tė sipėrfaqes tokėsore pa marrė parasysh mėnyrėn e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi ėshtė komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Pėrveē ndikimit tė madh qė kanė komponentet e tjera tė mjedisit gjeografik (klima, ujėrat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazėn qė ėshtė e lidhur me tė gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca qė merret me studimin e ndėrtimit , gjenezės, zhvillimit dhe dinamikės bashkėkohore tė relievit tė sipėrfaqes tokėsore ėshtė gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencė, dhe morf- formė). Relievi i sipėrfaqes sė Tokėsore ėshtė formuar me veprimin e fuqive tė brendshme (endogjene), dhe tė fuqive tė jashtme (ekzogjene).

Atmosfera (nga qreq. atmós - "avull" dhe sfera - "lėmsh") ėshtė njė shtresė gazesh qė mbulon njė trup qiellor. Ajo pėrbėhet shpesh nga njė pėrzierje gazrash tė ndryshėm, dhe mbahet e mbėrthyer nga fuqia e rėndesės nė trupat qiellorė. Atmosfera ėshtė nė sipėrfaqe mė e dendur dhe me rritjen e lartėsisė shkon duke u rralluar. Disa planetė pėrbėhen kryesisht prej gazesh tė ndryshėm, dhe kėshtu ata kanė atmosfera shumė tė thella, si p.sh. Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Toka, Afėrdita, Marsi dhe Plutoni kanė atmosferė qė mbeshtjell sipėrfaqet e tyre, siē e kanė edhe tre satelitėt e planeteve tė jashtėm: Titani, Enkeladusi (hėna e Saturnit, dhe Tritoni (hėnė e Neptunit). Trupa tė tjerė qiellorė tė sistemit tonė diellor zotėrojnė njė atmosferė tejet tė hollė. Kėta janė Hėna (gaz natriumi), Mėrkuri (gaz natriumi), Evropa (hėnė e Jupiterit) (oksigjeni) dhe Io (sulfuri). Atmosfera e Tokės pėrbėhet nga pesė shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe egzosfera. Hidrosfera ėshtė njėra prej katėr mbėshtjellėsve tė Tokės, qė pėrfshinė tė gjitha ujėrat e lira nė pjesėn sipėrfaqėsore tė Tokės. Veti karakteristike e hidrosferės ėshtė ripėrtėritja e pėrhershme e saj. Me studimin e hidrosferės, proceset dhe dukuritė nė tė, merret hidrologjia (greq. hydro-ujė dhe logos-shkencė). Studimi i hidrosferės ka rėndėsi shkencore dhe praktike nė shfrytėzimin racional tė pasurive ujore.

Oqeanet janė sipėrfaqe shumė tė mėdha tė tokės tė mbushura me ujė tė cilat sė bashku formojnė tė ashtuquajturin Det botėror. Oqeanet e botės janė:

Oqeani Paqėsor

Oqeani Indian

Oqeani Atlantik

Oqeani i Ngrirė i Veriut

Nili ėshtė lumi mė i gjatė nė botė, ndėrsa lumi mė i madh (ka sasi mė tė madhe tė ujit) ėshtė Amazoni qe ndodhet nė Amerikėn Jugore.

Pedosfera (Gre: pedon - dheu), ėshtė mbėshtjellės i dheut - tokės, gjegjėsisht shtresės sė imėt tė punueshme tė Korės sė Tokės. Toka (dheu) ėshtė shtresa e hollė e shkriftė e sipėrfaqes sė Tokės, e cila punohet dhe paraqet bazėn pėr zhvillimin e bujqėsisė, sepse shfrytėzohet pėr kultivimin e bimėve tė ndryshme. Formimi i kėsaj shtrese tė tokės- dheut, varet nga disa faktorė: klima, relievi, pėrbėrja gjeologjike e shkėmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.

Biosfera - ( greq. Bios - jetė dhe sphaire - lėmsh) ėshtė njėri nga mbėshtjellėsit sipėrfaqėsor tė planetit tonė, qė sė bashku me atmosferėn, litosferėn dhe hidrosferėn e sajojnė mbėshtjellėsin gjeografik tė Tokės, qė ėshtė lėnda e studimit tė gjeografisė. Nė pėrbėrjen e biosferės hyjnė tė gjithė organizmat e gjallė nė tokė, duke filluar prej mikroorganizmave siq janė bakteret deri te njeriu. Mikroorganizmat me ndihmėn e qarkullimit tė masave tė ajrit depėrtojnė nė lartėsi 10 deri 12 km mbi sipėrfaqen e tokės. Nė oqeane dhe dete organizmat jetojnė edhe nė thellėsi mė tė mėdha, kurse bakteret anerobe (qė mund tė jetojnė dhe pa praninė e oksigjenit) gjenden deri nė tri km thellėsinė e korės sė tokės.

Banorėt e Tokės janė tė racave tė ndryshme. Nė bazė tė vendit ku jetojnė dhe kushteve klimatike dhe brezit tė nxehtėsisė nė botė ekzistojnė 3 raca njerėzore dominante.

Raca e verdhė :Kinezet, Koreanėt, Vietnamezėt, Japonezėt

Raca e zezė, jeton kryesisht nė Afrikė por edhe nė vende tjera

Raca e bardhė: jeton nė Evropė, Rusi, por edhe nė tė gjithė vendet tjera tė botės

Kultura ėshtė tėrėsia e arritjeve tė njė populli dhe tė gjithė njerėzimit nė fushėn e prodhimit dhe nė zhvillimin shoqėror e mendor. Kultura mund tė ndahet nė disa mėnyra, sipas kohės, vendit dhe sipas grupimeve tė njerėzimit. mund tė ndahet nė disa mėnyra, sipas kohės, vendit dhe sipas grupimeve tė njerėzimit.Kultura dhe tradita ne botė ndyshojnė.Shumė vende tė botės ndryshojnė nga traditat,zakonet.Banorėt e Tokės dallohen edhe nga veshja e tyre,gjuha qė flasin dhe vallėzimi.Pra tė gjitha vendet e botės kanė karakteristikat e vendit tė tyre.











Njohuri per Boten
Gjeografia Botėrore~Sistemi Diellor dhe Planetet