MITRUSH KUTELI

Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, ndėrsa vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė. Ka qenė shkrimtar, pėrkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Shqipėria.

Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi zyrtar. Tregimet e Kutelit ose rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike. Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e kohės. Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė jetuar me dinjitet. Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.

Njė fshat i tėrė shuhet nga veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje, dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė tė ndjejnė peshėn e jetės. Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe s'u botua e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė, kurse nė faza tė ndryshme kohe as u mėsua e as u fol pėr tė. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė fati i shkrimtarit i cili nuk iu pėrshtat asnjėrit nga dy sistemet e Shqipėrisė: Monarkisė e Komunizmit. Po dhe tė dy sistemet nuk e duruan atė si njeri tė kulturės e tė fjalės sė lirė Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritikė: Lasgush Poradeci (1937) dhe Shėnime letrare (1944). Kritika e tij letrare shfaqet nė trajta tė ndryshme: shėnim, recension, studim e ese. Dy studimet e tij mė tė njohura pėr letėrsinė shqipe janė ai pėr poezinė e Lasgush Poradecit dhe ai pėr poezinė e Fan S. Nolit. Mitrush Kuteli, bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe dhe njėri ndėr autorėt mė tė njohur tė modernitetit shqiptar. Madje, ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare. Rreth dyzet vite pas vdekjes, mė 27 shtator 2002 me dekretin nr 3478, me propozimin e Ministrisė sė Kulturės, Rinis dhe Sporteve dekorohet nga Presidenti i Shqipėrisė me dekoraten e nderit tė Republikės sė Shqipėrisė : Urdhri "Mjeshtėr i Madh i Punės".

Tituj tė veprave

Lasgush Poradeci (1937)

Net shqiptare (1938)

Pylli i gėshtenjave (1958)

Ago Jakupi e tė tjera rrėfime, (1943)

Sulm e lotė (1943)

Shėnime letrare (1944)

Havadan mė havadan (1944)

Kapllan aga i Shaban Shpatės (1944)

Dashuria e berberit Artan (1946)

Xinxifilua, (1962)

Tregime tė moēme shqiptare (1965)

Tregime tė zgjedhura (1972)

Baltė nga kjo tokė, (1973)

Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme (1983)

Kėngė e britma nga qyteti i djegur

E madhe ėshtė gjėma e mėkatit (1993)

Pėrkthime

"Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit

"Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit

"Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit











Shkrimtarėt Shqiptarė