EMANUEL KANT

Emanuel Kant (22 prill 1724 Kėnigsberg, Prusi ~ 12 shkurt 1804 po aty) ishte njė filozof i madh gjerman dhe njė ndėr filozofėt mė tė shquar. Vepra e tij Kritikė e arsyes sė kulluar shėnon pikė-kthesėn qendrore nė historinė e filozofisė dhe fillimin e filozofisė moderne. Rėndėsia e tij qėndron nė ndihmesėn qė dha nė metodologjinė e re tė studimit tė gnoseologjisė, themeluar mbi kriticizmin. Gnoseologjia e Kantit vė nė pikėpyetje themelet e dijes pėr tė pastruar ato fusha tė vlefshme tė ndėrgjegjes. Duke kaluar nėpėrmes teorisė sė thelluar tė Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje njė kėrkim qė e ēoi atė gjer nė tejkalimin e koncepteve dhe idealeve tė tij.Shėndeti i Kantit pėrkeqėsohet me shpejtėsi, ai vuan nga njė formė e "coma vigil" ose njė pagjumėsi e vazhduar dhe aftėsitė e tij tė koordinimit zvogėlohen. Ndėrpret praktikisht pėrpilimin e njė vepre (tė nisur nė vitin 1796) "Mbi kalimin nga parimet metafizike tė shkencės sė natyrės te fizika" , vepėr kjo e cila duhej tė paraqiste njė rishikim dhe kulmin e mbarė filozofisė sė tij trascedentale. Atėherė largohet edhe nga senati akademik. Vdes mė 12 shkurt 1804 duke mėrmėritur "ES iST GUT" ("kjo ėshtė e mira"). Mbi varrin etij do tė shkruhen fjalėt e "Kritikės sė arsyes praktike": "Qielli me yje mbi mua, ligji moral nė mua".

Immanuel Kanti u pagėzua me emrin "Emanuel" por mė vonė, pasi mėsoi hebraishten e ndryshoi atė nė "Immanuel" qė do tė thotė: Zoti me ne. Ai lindi nė vitin 1724 nė Kėnigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fėmija i katėrt nga nėntė fėmijėt (pesė prej tyre arritėn moshėn madhore). Ai e kaloi gjithė jetėn e tij nė qytetin e tij tė lindjes, aso kohe kryeqytet i Prusisė Lindore. I ati Johann Georg Kant (1682-1746) ishte njė zejtar gjerman nga Memeli, qyteti mė verior i Gjermanisė (sot Klaipeda, Lituani) dhe e ėma Anna Regina Porter (1697-1737) ishte e bija e njė shale/pajisje kuajsh punuesi. Nė rrinin e tij Kanti ishte njė nxėnės i mirė, megjithėse jo i shkėlqyer. Ai u rrit nė njė shtėpi pietiste, njė Lėvizje pas Luteriane qė dallohej pėr njė pėrkushtim tė fortė, perultesi vetjak, dhe njė lexim tė hollėsishėm tė Biblės. Pėr pasoj, Kanti mori njė edukim tė ashpėr dhe tė rreptė, ndėshkues dhe disiplinor gjė qė e ndihmoi atė nė mėsimin fetar dhe tė latinishtes rreth shkencave dhe matematikės. Emanuel Kant ka lindur mė 1724. Ai ishte njė filozof dhe shkencėtar nga Gjermania dhe mbahet si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė filozofisė klasike gjermane. Veprimtaria e tij letrare pėrfshin njė sėrė veprash si "Grounding for the Metaphysics", "Kritika e Arsyes sė Kulluar" e botuar mė 1781, "Kritika e arsyes Praktike" e botuar mė 1788, "Groundwork of the Metaphysic of Moral", dhe shumė tė tjera nga tė cilat njė pjesė e mirė e tyre janė pėrkthyer edhe nė shqip. Ai do tė vdiste mė 1804, duke lėnė pas njė varg idesh dhe veprash tė cilat vlerėsohen edhe sot dita. Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht nė dy periudha. Periudha e parė, e cila pėrkon me emėrimin "Periudha Praktike" ka filluar qė nga fillimet e punės sė tij deri mė 1770. mbas kėtij viti fillon edhe periudha e dytė e veprimtarisė sė tij e cila emėrohet si "Periudha Kritike". Kjo e fundit vazhdoi deri nė fund tė jetės sė tij. Gjatė periudhės "praktike" , ai do tė parashtronte ide dhe hipoteza tė shumta. Engelsi kėto varg idesh dhe hipotezash i quajti si "idetė qė i dhanė idesė sundimin absolut tė mėnyrės metafizike tė mendimit nė shkencat e natyrės. Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezėn se planetėt formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesė teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante nė kohėn e kur ai jetoi, se planetet janė tė krijuar nga fuqia hyjnore (Zoti sipas doktrinės kristiane ose Allahu sipas doktrinės myslimane). Ai gjithashtu do tė predikonte pėr ekzistencėn e galaktikave tė tjera pėrveē galaktikės tonė. Njė tjetėr arritje e tij e rėndėsishme pėr tu pėrmendur, ėshtė studimi i tij, se si ndikonte rrotullimi i tokės rreth vetes nė formimin e fenomeneve si baticave dhe zbaticave. Ai gjithashtu u pėrpoq tė jepte edhe njė shpjegim shkencor rreth prejardhjes sė qenieve njerėzore.

Si njė filozof idealist , pėr Emanuel Kantit (flitet pėr periudhėn e mbas vitit 1770) fillon "Periudha Kritike" solli risi tė reja dhe deri mė 1781 ai kishte arritur tė botonte dy vepra tė rėndėsishme duke u pėrfshirė nė pėrpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas kėtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet nė vetvete nuk mund tė njihen prej njerėzve sepse konceptimi jonė shqisor nuk ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me kėto tė fundit (pra me sendet). Dijet teorike tė sakta nė limitin e tė vėrtetės (pra nėnkupton se e vetmja ide e vėrtetė), sipas tij mund ta pasqyrojnė vetėm shkenca tė tilla si matematika dhe shkencat e natyrės sepse kėto shkenca mbėshteten nė format apriori tė arsyes. Kanti ka ndikuar shumė nė filozofinė botėrore. Filozofia e tij ėshtė shprehur nė vazhdim nga neokantistėt, nė idetė pozitiviste dhe mahizmi. Ai ishte personi i cili hartoi pėr herė tė parė prezumimin e pafajsisė pėr tė gjithė njerėzit (e shprehur edhe nė nenin 30 tė kushtetutės sė Repuplikės sė Shqipėrisė ku thuhet qartė se: "Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė"). Imperativi Kategorik ėshtė gjithashtu parim i formuluar nga Kanti. Filozofia e Kantit pati njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė mendimin perėndimor. Gjatė jetės sė tij, mendimi i tij pati njė vėmendje tė madhe, shumica kritikė, megjithėse ai pati njė ndikim pozitiv tė Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatė viteve 1780 dhe 1790. Hegeli ishte kritiku i parė mė i madh i filozofisė sė Kantit. Artur Shopenhauer u ndikua fuqishėm nga idealizmi transcdental i Kantit.

Deontologjia Kantiste

Nė aspektin etimologjik, deontologjia ėshtė njė fjalė me origjinė greke, ku fjala "deon" do tė thotė detyrim ose detyrė. Nė kėtė bashkėsi futet edhe etika. Sipas tė drejtės natyrore morali ėshtė i lidhur ngushtė me ligjin dhe etika ndihmon njerėzit nė konceptimin e tė drejtės, duke i bėrė ata nė kėtė mėnyrė tė respektojnė ligjin. Edhe nė idenė Kantiste, morali shikohet si njė vlerė madhore nė shoqėri, por trajtimi qė i bėhet nė kėtė doktrinė ėshtė ndryshe nga ai i doktrinės tė sė drejtės natyrale. Doktrina Kantiste mund tė ballafaqohet shumė bukur edhe me doktrina tė tjera si ajo e tė drejtės pozitiviste. Kjo e fundit ėshtė mė e pėrgjithshme e krahasuar me Kantizmin, por humb pikė nė njė ēast shumė tė rėndėsishėm. Thembra e Akilit e pozitivizmit nė krahasim me Kantizmin, ėshtė se pozitivistėt, duke pozicionuar njė sistem rregullash pėrpara individėve, nuk u mėsojnė atyre tė duan qenien njerėzore si njeri. Pra kėtė mund ta bėjė vetėm Kantizmi. Duke dashur tė ri-dalim nė temė, shikojmė se si trajtohet akti i vjedhjes nė kėto doktrina. Nė tė drejtėn natyrore nuk shikojmė ndonjė trajtim tė veēantė, pasi njė veprim nuk ka asnjė pasojė. " - Nuk ėshtė e moralshme tė vjedhėsh..." kjo le shume vend per interpretime. A ka ndonjė pasojė nė kėtė mes? Padyshim qe jo! Nė tė drejtėn pozitiviste, vjedhėsi vendoset pėrballė me rregullat e shumta dhe dėnohet pėr kėtė krim tė kryer. Kanti diskutoi gjatė aktin e vjedhjes. Sipas tij njė veprim i kryer kundra njė personi tjetėr, kur ai ose ajo (nė kėtė rast personat tė cilėt janė dėmtuar), nuk kanė dhėnė konsensusin e tyre, pėrbėn njė shkelje maksimale tė "deon-it" (detyrės sė pėrkryer). Ky pėrfundim del nė pah duke u bazuar nė rregullin e dytė tė teorisė Kantiste, sipas tė cilit thuhet se: " - Vepro nė tė atillė mėnyrė qė tė trajtosh njėkohėsisht veten tėnde dhe njerėzit e tjerė jo vetėm si njė qėllim tė njė pėrfundimi." Nė se njė hajdut ka vjedhur njė libėr nga njė person i caktuar, nė kėtė rast viktima ka tė drejtė tė ankohet, edhe pse ky i fundit mund tė kishte qenė dakord tė japė librin e tij me konsensus tė plotė. Hajduti thjeshtė duhet tė kėrkonte leje dhe tė merrte objektin, por ai nuk e bėri. Megjithatė askush nuk mund tė jap konsensusin e tij pėr vjedhjen sepse, nė se konsensusi do tė ishte i pranishėm mes dy personave, atėherė kalimi i njė objekti nga njė dorė nė tjetrėn, nuk do tė konsiderohej mė vjedhje. Pra qė kur se viktima nuk ka dhėnė aprovimin e tij nė aktin e vjedhjes, vjedhja kurrė nuk mund tė konsiderohet si njė ligj universal. Nė kėtė mėnyrė vjedhja ėshtė e dėmshme dhe bie ndesh me detyrėn e pėrkryer.

Vetėvrasja sipas Kantit

Doktrina Kantiste, ėshtė sa racionale, aq dhe humane duke eklipsuar krejtėsisht idenė utilitariste me tė cilėt kantistėt kanė pasur debate tė shumta. Sipas rregullit tė parė tė teorisė Kantiste do mund tė shpreheshim se " - Vepro vetėm sipas rregullave morale qė ti mundesh, kur kjo e fundit konsiderohet si njė rregull moral universale, sepse ti je njė qenie e arsyeshme dhe gjej lirinė tėnde". Pohimi i lartė pėrmendur vjen sepse individi meriton tė trajtohet moralisht pėr shkak tė racionalitetit tė zgjedhjes dhe zgjidhjes qė ai jep. Por si njė qenie e arsyeshme dhe e lirė, njeriu bėn edhe zgjidhje e zgjedhje, qė nuk mund tė jenė as racionale dhe as moralisht tė pranueshme. Njė gjė tė tillė njeriu e shpreh nė aktin e vetėvrasjes. Nė kodin penal tė Republikės sė Shqipėrisė, vetėvrasja ėshtė njė krim qė nuk dėnohet (nė rast se viktima nuk ėshtė shtyrė nga ndonjė person tjetėr); nuk ka as fajtor as tė dėnuar. Kanti e trajtoi temėn e vetėvrasjes nė librin e tij Groundework of the Metaphysics of Morals. Njė person qė bie nė dėshpėrim nga njė sėrė eventesh fatkeqėsish, i vjen shtirė nga jeta. Pavarėsisht nga kjo, ai akoma ėshtė nė zotėrim tė arsyes sė tij, aq sa ai mund tė pyesė veten nė se heqja e tė drejtės pėr tė jetuar bie apo nuk bie ndesh me deon-in ose pėrmbushjen e detyrave tė tij. Individi qė vetėvritet mund tė mendojė nė vetvete se ky veprim mund tė jetė njė rregull universal, pavarėsisht se ky veprim ėshtė i kushtėzuar edhe nga gjendja e tij depresive. I parė nga kėndvėshtrimi jonė, vetėvrasja nuk ėshtė aspak njė rregull i pėrgjithshėm dhe as njė rregull universal natyror. Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė. Natyra e vetėvrasjes ėshtė anti-njerėzore dhe praktikimi i saj do tė ēonte nė shuarjen e jetės. Ky akt vjen nė kundėrshtim me tė gjitha principet supreme tė deonit; pra bie nė kundėrshtim me detyrėn e pėrkryer tė pėrfolur nė deontologji.

Liria sipas Kantit Njeriu duhet tė jetė i lirė. Lira e konceptuar sot ėshtė shumė e ndryshme nga liria e kuptuar nė lashtėsi, liria e tė qenit tė lirė si shqiptar, liria qė ne konstatojmė pėrballė shtetit, e tė tjerė. Nė Kritikėn e Arsyes Praktike, Kanti e dallon lirinė midis idesė tradicionale tė lirisė, qė nė aspektin psikologjik ėshtė njė konceptim kryesisht empirik dhe e koncepton tashmė lirinė si njė pavarėsi e mendjes tonė nga "shtrėngimi" apo nga "nevoja e lindur si pasojė e impulseve sensitive tė trurit tonė". Duke u liruar nga ky "shtrėngim" apo ky "ankth," gjithēka qė ėshtė e mundur nėpėrmjet lirisė, bėhet praktike. Praktika nuk duhet keqkuptuar pasi ajo ėshtė e lidhur ngushtė me arsyen, e cila mund tė na japė neve nė jetėn reale vetėm ligje pragmatike. Kėto ligje pragmatike tė veprimeve tė lira, na jepen me anė tė mijra sinapseve dhe neuroneve qė veprojnė pa reshtur nė trurin tonė dhe kėtė nuk mund ta mohojė askush. Por ligjet e kulluara praktike na janė dhėnė nga arsyeja, dhe janė tė pranuara nė mėnyrė apriori, dhe nė se arsyeja ėshtė e lirė, dhe ka njė Zot atėherė nuk na mbetet veē tė citojmė: " Ēfarė duhet tė bėhet..."

Vlerat Njerėzore sipas Kantit Kanti i pasqyroi kėto mendime qartė nė tre veprat e tij: Groundwork of the Metaphysic of Morals (e shkruar mė 1785), Critique of Practical Reason (e shkruar mė 1788) dhe Metaphysics of Morals (e shkruar mė 1797). Nė veprėn e tij tė parė, Kanti del hapur kundra idesė utilitariste qė predikon se ka njė ndryshim ndėrmjet preferencave, vlerave dhe konsideratave se pėr tė drejtat individuale ka njė pėrcaktim ndėrmjet llogaritjeve aritmetike tė dobisė agregate. Ky pohim qė gjithashtu zė vend edhe nė ekonomiks, u kundėrshtua nga Kanti me citatin: " Ēdo gjė ka ēmimin dhe dinjitetin e saj. Ēdo gjė qė ka njė ēmim mund tė zėvendėsohet me diēka tjetėr me tė njėjtėn vlerė. Nė anėn tjetėr ēdo gjė qė nuk ka ēmim dhe qė nuk ka njė ekuivalente tė saj tė zėvendėsueshme, gėzon njė dinjitet. Dhe pikėrisht ajo gjė qė nuk ka njė zėvendėsues, ka njė vlerė madhore dhe dinjitet". A nuk dalim kėtu te citati se njeriu meriton tė trajtohet moralisht?

Kritika mbi Kantin Gjatė jetės sė tij dhe mė pas, Kanti u bė objekt i shumė kritikash. Njė kritikė Kantit ja vuri nė dukje filozofi zviceran Benjamin Konstant. Ky i fundit e kritikoi Kantin se nė se thėnia e tė vėrtetės ėshtė universale, atėherė (gjithmonė sipas kėsaj teorie), dikush shumė bukur duhet t'i tregojė njė vrasėsi se ku ndodhet viktima e tij. Duke i thėnė vrasėsit tė vėrtetėn, personi ėshtė nė rregull me veten e tij, por kėshtu dashje a padashur ai bėhet bashkė punėtorė me vrasėsin. Kanti ishte akoma gjallė dhe iu pėrgjigj kritikut tė tij me njė ese. Eseja "On a Supposed Right to Tell Lies from Benevolent Motives", ishte njė pėrgjigje ndaj zviceranit. Ai e pėrkrahu idenė e kolegut tė tij se personi qė i thoshte tė vėrtetėn njė vrasėsi, thjeshtė dhe pastėr plotėsonte detyrėn e tij morale (pra deon-in e tij). Megjithatė sipas Kantit, kjo nuk pėrbėnte dobėsi nė doktrinėn e tij tė deontologjisė sepse askush nuk mund ta dinte rrjedhėn e ngjarjeve nė vazhdim. Pėr mė tepėr, tė gėnjesh njė vrasės nuk ėshtė aspak racionale sepse vrasja nė vetė-vete nuk bėn pjesė nė deon-in e njė njeriu tė logjikshėm. Megjithatė mund tė ndodhė edhe ndryshe. Pėr shembull nė se X i tregon vrasėsit Y njė gėnjeshtėr, duke i thėnė atij se viktima Z, nuk ndodhet nė shtėpi, kur Z nė tė vėrtetė ndodhet aty, X bėn shumė gabim. Nė se X do ti thoshte Y tė vėrtetėn, atėherė ky i fundit mund tė ishte kapur nga komshinjtė ndėrkohė qė perlustronte zonėn ndėrkohė qė pėrpiqej tė vriste viktimėn. Kėshtu mbase Z nuk do tė vdiste. Por sikur Z nė tė vėrtetė kishte dalė nga shtėpia pak mė parė dhe X nuk kishte mundėsi ta dinte njė gjė tė tillė dhe gėnjeshtra e tij e bardhė bėri qė Y dhe Z tė takoheshin me pėrfundimin e vrasjes sė Z? Atėherė sipas Kantit X ėshtė fajtori dhe duhet tė gjykohen. Nuk ka rėndėsi se sa i rėndė ėshtė sanksioni pėr X ose Y, pėrderisa ata marrin njė dėnim.

E gjithė kjo sipas Kantit vjen sepse besimi (nė kėtė rast thėnia e tė vėrtetės), ėshtė njė deon qė duhet tė vlerėsohet si baza e tė gjitha detyrave tė pėrshkruara nė kontratėn sociale, dhe ligjet e kėtyre detyrave do tė bėheshin tė paqarta dhe tė padobishme nė se do tė bėhej ndonjė pėrjashtim (qoftė edhe njė herė). Pra Kanti afirmon se duhet tė ketė shpagim dhe se nuk mund tė bėhen pėrjashtime duke insistuar nė shprehjen "Nuk mund tė gėnjesh asnjėherė, nė se nuk ėshtė pėr tė ndihmuar dikė". Kjo shprehje nuk ndihmon askėnd sepse jo tė gjithė duan tė gėnjejnė pėr tė ndihmuar tė tjerėt, ndaj ky nuk mund tė bėhet njė rregull universal. E vėrteta ėshtė se nuk mund tė parashikohen ngjarjet qė rrjedhin nga njė veprim (nė kėtė rast gėnjeshtra). Megjithatė doktrina deontologe e trajton me dinjitet njeriun dhe si do qė tė venė punėt, njeriu ėshtė i pafajshėm pėr aq kohė sa nuk ėshtė provuar e kundėrta. Pra si X dhe Y, janė tė pafajshėm pėr aq kohė sa vėrtetohet faji i tyre, duke bėrė kėshtu tė mundur dėnimin e merituar. Por ky dėnim duhet tė jetė i drejtė sepse njeriu nuk mund ta durojė padrejtėsinė. Pėr ta vėrtetuar kėtė mjafton t'i hedhim njė sy historisė botėrore, ku gjithmonė popujt janė revoltuar nė beteja tė pėrgjakshme pėrballė padrejtėsive. Pėr mė tepėr Kanti u bė objekt kritikash edhe nga teoricienėt sovjetik. Kėta pėrfituan tė sulmonin Imperativin Kategorik tė Kantit. Ata e quanin "porosinė morale" tė Kantit (ėshtė fjala pėr shprehjen mos i bėj tjetrit atė qė nuk dėshiron tė tė bėjnė ty) si shėrbyese pėr tė fshehur kontrastin e interesave tė klasave. Kjo sipas tyre ėshtė njė ide raksionare. Pavarėsisht nga kėto kritika ėshtė e pamundur tė kuptosh njė kritikė tė tillė sepse nė tė vėrtetė Kanti ishte pjesė e atyre "letrarėve" qė ishin kundra monarkisė nė njė kohė qė borgjezia gjermane ishte mė se e dobėt nė krahasim me lėvizjet revolucionare qė ndodhėn nė Angli dhe Francė (Revolucioni Francez ishte ndėr mė tė dhunshmit dhe shkas pėr fillimin e tij ishin pikėrisht ideologėt borgjezė). Shkrimi dhe idetė ishin armė tė fuqishme pėr kohėn dhe Kanti diti t'i pėrdorė ato. Njė tjetėr kritikė qė i bėhet Kantit (deontologjisė dhe kantizmit), janė pėrkrahėsit e doktrinės utilitariste me pėrfaqėsuesit e saj Jeremy Bentham dhe John Stuart Mill. Pėr lexim tė mėtejshėm shikoni Utilitarizmi.

Tri Rregullat Themelore te Kantizmit.

Tri rregullat e Kantizmit tė formuluara nė lidhje me moralin janė:

Vepro vetėm sipas rregullave morale qė ti mundesh, kur kjo e fundit konsiderohet si njė rregull moral universal.

Vepro nė tė atillė mėnyrė qė tė trajtosh njėkohėsisht veten tėnde dhe njerėzit e tjerė jo vetėm si njė qėllim tė njė pėrfundimi.

Vepro ashtu si mendon, nėpėrmjet maksimės tėnde, si njė antarė ligjbėrės nė mbretėrinė e fundme. - ku nė Mbretėrinė e Fundme, sipas Kantit ēdo kush duhet ta konsiderojnė veten edhe si antarė edhe si kryesues.











Njohuri per Boten
Filozofėt Botėrore