ANIJET KOZMIKE

Sputnik 1 Sputnik 1 ishte satelititi i parė artificial qe rrotullohej rreth Tokes . Ajo ishte lansuar nė njė orbitė eliptike tė ulėt rrethe Tokes nga Bashkimi Sovjetik mė 4 tetor 1957, dhe ishte i pari nė njė seri tė satelitėve tė njohur Sputnik sė bashku me programet e tjere te sateliteve artificial. (1957-BRSS) Suksesi dhe njoftimi i papritur i satelitit Sputnik 1 filloi garen per gjithesin ndremjet SHBA dhe BRSS gjate luftes se ftohet.

Luna 2 Perplasje ne siperfaqen e Henes (1959-BRSS)

Luna 3 Fotot e para nga ana e erret e Henes (1959-BRSS)

Jurij Gagarin -njeriu i pare ne gjithesi Alekseyevich Yuri Gagarin (9 mars 1934 - 27 mars 1968), Hero i Bashkimit Sovjetik, ishte njė kozmonaut sovjetik. Mė 12 prill 1961, ai u bė njeriut i parė te fluturoj ne gjithesi pra nė orbitėn e Tokės.

Mariner 2 Anija e pare qe me sukses fluturoi afer Veneres ne Dhjetor te vitit 1962, dhe ktheu informatat qe temperature ne Venere deri ne 800 Fahrenheit, nje bote e mbuluar nga rete e dendura kryesishte te perbere nga dioksid karboni. (NASA - SHBA)

Mariner 3 E lansuar me 5 Nentore, 1964, u humbe sepse nuk kishte mundesi ta merrte energjjine nga dielli. Ishte e dizajnuar te fluturoj ne Mars e bashku me Mariner 4. (NASA - SHBA)

Mariner 4 E arriti planetin Mars ne vitin 1965, dhe ktheu fotografit e par ate siperfaqes se Marsit (22 foto). Kjo anije kozmike gjeti planetin me nje atmosfere jot e dendure, ku disa shkencetar konkluduan nga shiqimi i pare i fotografive se ky planet eshte i vdekure gjeologjikishte dhe biologjikishte.

Mariner 9 Ishte anije kozmike moter e Mariner 8 (e cila deshtoi) u be anija e pare kozmike te rrotullohej ne orbiten e Marsit ne vitin 1971. Ktheu mbrapa shume informata, me shume se kushdo tjeter per planetin Mars, duke paraqiture shume vullkane, dhe terrene me kanjone gjigande ku dikure supozohej se kishte kaluar uji. Gjithashtu kjo anije kozmike fotografoi edhe dy satelitet natyrore te Marsit, Fobos dhe Demos.

Apollo Misioni i pare kozmike qe udhetoi per ne Hene me gjithesej 6 here duke u leshuar ne siperfaqe te Henes.

Luna 16 Ne menyre automatike kjo anije kozmike ktheu ne toke gjera nga siperfaqja e Henes. (nuk kishte njerez) (1970-BRSS)

Pioner 10 dhe 11 Pioner 10 ishte anija e pare kozmike te fluturoj afer Jupiterit ne vitin 1973. Pioner 11 shkoi pas asaj ne vitin 1974 dhe ishte anija e pare kozmike ta studijoje Saturnin ne vitin 1979. Qellimi i ketyre anijeve kozmike ishte qe te shohin se a munden ti qendrojne kalimit te rrypit te asteroideve (qe gjenden midis planetit Mars dhe Jupiter) dhe magnetosferes se Jupiterit. Rrypi i asteroideve ishte i lehte per tu kaluar por gati i humben duke iu afruar fushes magnetike te Jupiterit. Informat qe ishte shume e rendesishme per misionin Vojagjer. Pioner 11 nuk ka me energji per te funksiunuar. Komunikimi me Token heren e fundit ishte ne Nentore, 1995. Pioner 10 funksionon ende , duke u mbajtur dita dites dhe duke mos e percjellure vazhdimishte shkaku i bugjetit. Heren e fundit kane marre informata me 31 Mars , 1997. Jane duke shkuar drejt te ashtuquajtures Interstellar space, anija e pare kozmike qe e bene nje gje te tille. Keto dy anije kozmike derisa e leshojne sistemin tone diellor me veti kane nga nje pllake me mesazhe te grafikut per jeten ne Toke.

Mariner 10 Duke e shfrytezuar fushen e gravitetit te Veneres per te kaluar afer Merkurit ne vitin 1974. Kjo anije kozmike ktheu mbrapa fotot e par ate Veneres ne ultraviolet duke pare me pertej reve te dendura, gjithashtu fakti se keto re te dendura rrotullohen rrethe planetit ne kater dite te Tokes. Ajo ghithashtu fluturoi afer merkurit nga viti 1974-1975, kjo anije tregoi se Merkuri perbehet nga krateret dhe siperfaqja e saj eshte nga nje kore e hekurt me 75% te gjithe planetit.

Venera 7 Eshte anija e pare kozmike qe sjelle informata nga nje planet tjeter ne vitin 1970 (BRSS)

Venera 9 Bene nje leshim te lehte ne siperfaqen e Veneres ne vitin 1975 dhe kjo ishte anija e pare kozmike qe leshohet ne nje planet tjeter (BRSS)

Pioner Venus Ne vitin 1978 rrotullohej rrethe orbites se Veneres, gjithashtu beri harten e pare kualitative te siperfaqes se Veneres.

Viking 1 Viking 1 u lansua me 20 Gushte ,1975 ajo arriti orbiten e Marsit me 19 Qershore 1976 dhe u leshua ne siperfaqen e saj me 20 Qershore,1976. Programi i saj ishte te beje hulumtime se a ka pasure mikroorganizma ky planet dhe ghithashtu ktheu mbrapa foto te mrekullueshme te siperfaqes se saj. Aty per here te pare shkencetaret pane se qielli i saj kishte ngjyre purple apo pink dhe jot e kaltert te mbyllte siq kishin menduar me pare.

Viking 2 U lansua me 9 Shtatore, 1975 dhe arriti ne orbiten e Marsit me 7 Gushte ,1976. Kjo anije kozmike u leshua me 3 Shtator, 1976, kjo ghithashtu I beri te ghitha qe I beri edhe Viking 1 me nje perjashtim se aparati seizmografik funksiononte, duke e inqizuar nje termet te lehte. Informatat e fundit nga Viking 1 ishin me 11 Nentor 1982.

Vojagjer 1 U lansua me 5 Shtatore te vitit 1977, kaloi afer Jupiterit me 5 Mars 1979, dhe kaloi afer Saturnit me 13 Nentore, 1980. Vojagjer 2 u lansua me 20 Gusht,1977 (para Vojagjer 1) kaloi afer Jupiterit me 7 Gusht 1979 dhe afer Saturnit me 26 Gusht 1981, kaloi prane Uranit me 24 Janar, 1986 dhe afer Neptunit me 8 Gusht, 1989. Me keto dy anije kozmike dituria jone u rrite me shume per 4 planetet gjigand, satelitet e tyre natyror dhe rrathet e tyre qe ishin diqka te jashtezakonshme. 3 satelit te rinje u zbuluan. Vojagjer 1 dhe 2 zbuluan se atmosfera e Jupiterit ishte dinamike dhe e komplikuar, kishte shume rrufe ne rete e dendura dhe drite aurora. Dy befasit ishin se Jupiteri kishte rrathe dhe sateliti i saj natyror Io ishte aktive ne vullkane, dhe kishte ndikim ne magnetosferen e satelitit Gjovian. Kur keto anije kozmike arriten Saturnin zbuluan rrethe 1000 rrathe te holle dhe 7 satelita natyror te saj duke i inkuadruar satelitet mbajtes te rratheve. Kishte atmosfere ku shpejtesia e ererave ishte jashtzakonishte e madhe.

Vojagjer 2 Duke iu falenderuar programimit inxhinierik vazhdoi punen drejt Uranit dhe Neptunit. Urani ne pamje te jashtme ishte shume mokromatik. Kishte nje fushe te quditshme magnetike. Kanalet e akullte u gjeten ne satelitet e saj natyrore ne Ariel dhe Miranda. 10 satelit natyror te saj u zbuluan dhe edhe nje rrathe u zbulua. Neptuni kishte nje klime aktive me re te dendura. U zbuluan edhe 2 rrathe dhe 6 satelite te tjere natyror. Sateliti i saj Triton kishte gejzere. Ne te ardhmen do kemi lidhje komunikimi me te dyja deri ne vitin 2030. Qe te dyja kane sasi te mjaftueshme te gazit hydrazine dhe Vojagjer 1 duhet te kete mjafte propellant () deri me 2040 dhe Vojagjer 2 deri 2034. Kufiri i tyre jane gjeneratoret termal te radio izotopeve dhe fuqia e tyre eshte ne renie cdo vite. Deri ne 2000 nuk do te kete fuqi per spektrometrin ultraviolet . Fuqia do bjere ne ate mase saqe me qellim qe nje instrument te funksionon duhet te shkyqen te tjerat dhe keshtu nje nga nje te operojne. Ne kete menyre munde te qendroj duke punuar afer 10 vite.

Vega Eshte nje projekt internacional VENUS-HALLEY e lansuar me 1984 duke e inkuadruar edhe nje orbiter te Veneres dhe kjo kaloi afer kometes Hallej.

Fobos Dy anije kozmike te lansuara nga BRSS ne vitin 1988. Njera deshtoi dhe tjetra ktheu mbrapa vetem disa foto para se te deshtoj

Gioto Kjo anije kozmike u lansua nga Ariane 1 nga ESA me 2 Qershor 1985 dhe iu afrua kometes Hallej me 13 Mars, 1986. Anija kozmike mbante me veti 10 instrumente Duke inkuadruar nje kamer me shumengjyreshe dhe ktheu mbrapa informata pak para afersis se saj me kometen (derisa per nje kohe u humbe kontakti) Gioto u demtua pjeserishte nga shpejtesia e madhe e pluherit gjate afrimit per kete arsye Gioto kaloi ne fazen e hibernimit. Ne Prille 1990 Gioto u aktivizua , 3 instrumente ende funksionin derisa 4 te tjera pjeserishte te demtuara por qe mund ti perdornin por kamera nuk ishte funksionale.

Mars Observer Anija kozmike Mars Orbiter duke e inkuadruar kameren me resolute 1.5m/pixel u lansua me 25 Shtator, 1992 por kontakti u zhduke derisa hynte ne orbiten e marsit me 21 Tetor, 1993.

Magellan U lansua ne Maj,1989 dhe hartoi me se 98% te siperfaqes se Veneres me 300 meter te resolutacionit dhe gjithashtu beri nje harte per fushen magnetike te 95% te Veneres. Para se kjo anije kozmike te deshtoje u leshua drejte atmosferes me qellim per te studiuar me shume atmosferen e Veneres.

Galileo Ishte nje orbiter i Jupiterit dhe i atmosferes se saj Studoi me te madhe satelitin Gjovian dhe kjo anije hyri ne atmosferen e Jupiterit per ten a dhene me shume informata per te. Ktheu mbrapa dy foto te asteroideve derisa kalonin afer Jupiterit dhe ghithashtu ktheu disa foto te perplasjes se kometes Comet SL9 ne Jupiter. Galileo me qellim u perplase ne Jupiter ne vitin 2003 duke iu terhequr qe most e perplasej ne satelitin Europa dhe duke mos e kontaminuar qfardo jete qe ka atje.

Mars 96 Ishte nje orbiter i madhe mirpo deshtoi me 17 Nentor,1996.

Pathfinder Kjo anije kozmike kishte me veti nje rover te quajtur Sojourner. Misioni kishte nje stacion tokesor dhe rover Sojourner, testi ishte te shohin se a munden me pak par ate krijojne nje rover qe ai te komunikoj me stacionin e tije ne siperfaqe te Marsit, dhe ky stacion te komunikoj me Token, gjithashtu duke i testuar kamerat dhe sensoret e tjere. Kjo anije kozmike do futej ne atmosfere me parashuta, raketa dhe ballona te medhenje te cilat do te hapeshin me rastin e leshimit ne siperfaqe te Marsit. Pathfinder u lansua me 4 Dhjetore,1996 dhe u leshua ne siperfaqe me 4 Korrik, 1997.

NEAR The Near Earth Asteroid Rendezvous (NEAR) misioni i tij eshte te jape pergjigje mbi natyren e objekteve afer tokes siq jane asteroidet dhe kometat. U lansua me 17 Shkurt,1996 arriti ne orbiten e asteroidit 433 Eros ne Janar, 1999, do ta studion ate per minimum prej nje viti. Ky eshte asteroidi me i madhe qe i afrohet Tokes.

Lunar Prospektor Eshte misioni I pare in NASA-s per ne Hene ne 30 vite, u lansua me 6 Janar,1998, Brenda muajit duhet te kthene informata mbi resurset, strukturen dhe origjinen e saj.

Hubble Space Telescope U lansua ne Prill 1990 dhe u ndreq ne Dhjetor 1993. Ky satelit na trgone shume foto te ndryshme brenda gjithesis dhe brenda sistemit tone diellor, duke treguar shume foto te ndryshme te Marsit , Neptunit dhe planeteve te tjera.

Mars Surveyor Program U lansua me 7 Nentor 1996, dhe eshte ne orbiten rrethe Marsit. Ajo rrotullohet nje here rrethe marsit cdo dy ore. Sjelle informata per Marsin dhe gjithashtu eshte nje mjet komunikimi me Token dhe cfardo rover ne siperfaqen e Marsit.

Cassini Eshte nje orbiter i Saturnit dhe nje studius i atmosferes se satelitit Titan. Kasini eshte nje anije kozmike e perber nga dy agjenci (NASA dhe ESA)

Stardust U lansua ne Shkurt 1999, e dizajnuar qe te fluturoje afer kometes Comet Wild 2 gjate vitit 2004 te fluturoj shume afer kometes dhe per here te pare te bjere ne Toke pluhurin e kometes qe eshte ngjiture ne nje rrjete te posaqme.

6/2003 Mars Explorations Rovers -SHBA-sukses Spirit Lander-1/2004

07/2003 Mars Explorations Rovers -SHBA-sukses Oppurtunity Lander-1/2004. Qellimi: per te mesuar per te kaluaren e Marsit, te klimes se saj dhe te ujit.

08/2005 Mars Reconnaissance Orbiter-SHBA-sukses -3/2006 Qellimi: te rrotullohet rreth planetit Mars dhe te sherbej si mjet komunikues me misionet e tjera te ardheshme ne kete planet.

08/2007 Phoenix-SHBA-sukses-5/2008 Qellimi: te studioj historin gjeologjike te ujit, konsekuencat e ndryshimit te klimes, gjithashtu per te gjetur fakte se a ekziston ndonje vende i pershtatshem per jetes ne pjeset e akullta.











Njohuri per Boten
Astronomia Botėrore